Dueli kundër Partizanit, Skënderbeu jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Të hënën në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” luhet dueli i rëndësishëm ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 10-të të Superligës Shqiptare.

Skënderbeu është në vend të dytë dhe ka mundësinë t’i marrë kreun “Demave të kuq” në rast triumfi në kryeqytet, prandaj klubi ka vënë në dispozicion transportin falas për tifozët, që të ketë mbështetjen maksimale për këtë sfidë.

Partizani ruan vendin e parë në renditje, në kuotën e 22 pikëve, 2 më shumë sesa Skënderbeu. Në takimin e parë mes dy skuadrave, ishte ekipi korçar që triumfoi, falë një penalltie në kohën shtesë.