FOTO/ Përfundon në pranga arbitri i futbollit, i lidhur me grupin e Avdylajve. Emri

Një emër i futbollit shqiptar ka përfunduar pas hekurave, fill pas arrestimit të para disa ditëve të Armir Grimës, si pjesë e grupit të Bajrajve të Shkodrës. Ai është arbitri nga Lezha, Paulin Simoni.

Paulin Simoni ka dalë në përgjimet e prokurorisë për rastin e ish-deputetit socialist Arben Noka dhe familjarëve të tij, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash, falsifikim vulash e dokumentesh zyrtare.

Pas seancës së Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e të arrestuarve në kuadrin e operacionit "Vol-Vo 4", anësori i njohur i Superiores është arrestuar dhe ka mbetur në burg. Arbitri dyshohet i lidhur me grupin kriminal Avdylaj të Shijakut, që akuzohet për trafik droge dhe si porositësit e laboratorit të heroinës në Has.

Sa i takon rastit të trajnerit të kombëtares së femrave, Armir Grima, fati i tij mbetet për t'u zbuluar.