Askush s’mbron askënd, por kërcënojnë Ramën e njëri tjetrin…

Shërbimet partnere, si në Maqedoni, po i heqin një nga një tullat qeverisë Rama, të korruptuar e të lidhur me kriminelët e trafikantët. Synimi duket është ta lënë Ramën të vetmuar nëse ai pranon ti largojë Qorrin, Xhuxhin, Tojota Jaris apo vëllain e Geronit ose të ftojnë qytetarët për ti marrë përpara të gjithë së bashku.

Rama e ka ndjerë se i ka shumë keq punët dhe të ardhmen e parashikon të tmerrshme. Soros nuk ka më forcë për ta mbrojtur, madje i ka dërguar mesazhe Veliajt që të përgatitet si trashëgimtar. Me administratën Trump marrëdhëniet janë tmerrsisht keq. Merkel duket se i ka hequr vijën plangprishësit Rama që së bashku me Vuçiç dhe Thaçin u përpoqën të krijonin probleme në Ballkan. Erdogan është bërë xhind që Rama nuk po i dorëzon “gylenistët” në krye të listës së të cilëve qëndron Bushati që për më tepër së bashku me Kotziasin e shkarkuar ka komplotuar kundër Turqisë.

Dosjet e lidhjeve të anëtarëve të kupolës së tij me klanet dhe familjet mafioze po dalin me zë e figurë çdo ditë. Një pjesë e këtyre dosjeve kanë dalë në media edhe nga vetë anëtarët e kupolës së qeverisë Rama të cilët janë në konflikte të ashpra mes tyre, dhe për të shpëtuar kërcënojnë njëri tjetrin dhe vetë Ramën. Qorri ka armik Xhafajn i cili për të shpëtuar vazhdon të godasë Tahirin duke synuar ta syrgjynosë në burg.

Në këtë sulm Xhafaj po bashkëpunon edhe me Veliajn që është në marrëdhëniet të tensionuara jo vetëm me konkurentin Tahiri por edhe me vetë Ramën i cili për momentin preferon të mbështesë Tahirin i cili e kërcënon Ramën me dosje, Xibraka, të ardhur nga Gjermania, ku është i implikuar vëllai i Ramës.

Rama ka marrëdhënie të përkeqësuar në ekstrem me Xhafajn, Sepse Xhafaj është vendosur në postin e ministrit të brendshëm pa dëshirën e Ramës por i detyruar nga një ambasador i rëndësishëm. Dhe Rama për ta dobësuar Xhafajn, ka nxitur daljen e dosjes së Geronit, vëllait të Xhafajt duke përdorur edhe inatin e Qorrit që për të zhvendosur vëmendjen e ka drejtuar goditjen drejt Xhafajt dhe Veliajt (të dy të lidhur ngushtë mes tyre, në shoqërinë e të cilëve s’mungon as Ruci që vepron me kujdes për të mos rënë në sy).

Rama për të shpëtuar lëkurën e tij është gati në këtë skemë të komplikuar shahu, të shesë më së pari Xhuxhin e Durrësit që nga informacionet e shërbimeve partnere rezulton i lidhur me bandën e Shijakut, por jo vetëm, dhe për më tepër për të blerë vota në zgjedhjet e 2017. Megjithëse Xhuxhi është një servil tipik, ai kohët e fundit duke parë në ëndërr cdo natë qelinë e burgut ka filluar të shajë Ramën i cili pasi i ka marrë vesh të gjithë sharjet e tij i ka hequr mbështetjen dhe është gati ta shesë. Xhuxhi, sipas Ramës ose të dorëzohet për të shkuar në burg pas disa ditësh ose në rastin më të mirë nuk do të jetë kandidat në Durrës sepse Rama mendon t’ja dorëzojë drejtimin e bashkisë së Durrësit një kandidati të opozitës, me idenë se kështu do të zbuste sulmin e opozitës ndaj tij.

Rama s’e çan kokën aspak për Ballën i cili rezulton nga interceptimet e partnerëve, i implikuar në lidhje me klane mafioze dhe banda kriminale; i detyruar të futet në marrëdhënie me ta sepse vetë Rama është përpjekur gjatë kohëve të fundit, pasi ka marrë vesh që shërbimet partnere kanë filluar të “përgjojnë kriminelët dhe trafikantët, që të përdorë Ballën për të dërguar dhe marrë mesazhe nga kriminelët e trafikantët, Ballën. Balla është më i rrezikuari për tu shitur nga Rama sepse s’ka asnjë dosje që mund të kërcënojë Ramën dhe është i urryer nga të gjithë anëtarët e kupolës së Rilindjes. E vetmja gjë që e frenon pak Ramën në këtë moment për ta hedhur në kosh Ballën është fakti se do të krijohej përshtypja se u godit numri dy i PS. Por me shumë gjasa Balla, pas Xhuxhit, do të të përfundojë pa imunitet, i shitur nga Rama.

Rama është në dilemë, për shumë arsye, për të shitur apo goditur këta personazhe, sepse ka frikë se goditja e radhës do të vijonte me Gjinkurin që ka qenë i implikuar në blerjen e votave dhe në lidhje me grupe kriminale në Dibër e Vlorë dhe me Arben Ahmetajn me të cilin Rama ka barë shumë pisllëqe me PPP dhe investitorët e huaj, sidmos nga Turqia. Dhe mbi të gjitha Rama ka kuptuar se duke shitur “shokët” e ngushtë mund të ndodhej nën goditjen e kriminelëve dhe trafikantëve. Por nga ana tjetër, shërbimet partenere, ja

kanë bërë të qartë Ramës se nëse nuk bashkëpunon për të hequr të gjithë këto tulla të korrupsionit, krimit e trafiqeve një nga një, ata nuk do të mund të frenonin revoltën qytetare që mund të sillte fundin e tmerrshëm së pari për vetë Ramën por edhe të gjithë këtë bashkëpunëtorë.

Rama është tërësisht i çoroditur. Sepse miqtë e tij ndërkombëtarë nuk po i shfaqen më, madje një pjesë e tyre i duken armiqësor. Ata që Rama kishte kompromentuar nuk merren më me Shqipërinë ose janë larguar nga postet që mbanin. Dhe mbi të gjitha nuk di të ç’të bëjë. Të bëhet bashkë me Qorrin, Xhuxhin, Xhafajn e Ballën e tjerë, dhe të gjithë banditët e trafikantët me të cilët janë të lidhur këta, por në këtë rast fundi mund të ishte fatal. Apo ti shesë një nga një të gjithë këta me shpresën të shpëtojë vetë në fund, por edhe kjo rrugë i duket e vështirë se të gjithë këta e kërcënojnë duke kërcënuar njëkohësisht njëri tjetrin. Për më tepër që horizont shikon se sulmi po i drejtohet Gjiknurit e Xhafajt apo ndonjë ministër tjetër të lidhur me bandën e Shijakut, pa harruar Beqjan e Kodhelin për të cilët Rama është gati ti dorëzojë sapo të dalë diçka në publik.

Kurse të gjithë deputetët që janë përfshirë në marrëdhënie me trafikantë e kriminelë për të blerë votat drithërojnë se mos del diçka në media se e kanë të sigurtë që Rama do ti hidhte në kosh pa u menduar fare.

Askush te Rilindja s’mbron askënd, të gjithë kërcënojnë Ramën e njëri tjetrin. Fundi i ramës duket shumë më i rëndë sesa i Gruevskit i cili po akuzohet i implikuar vetëm në afera korruptive, ndërkohë që Rama jo vetëm është i lidhur me kriminelë e trafikantë ndërkombëtarë por edhe ka pasur ndikim negative edhe në disa çështje që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Syri.net/ 26 tetor 2018