E bujshme/ Gattuso pranë shkarkimit, ky trajner gati të marrë drejtimin e Milanit

Milani po mendon për shkarkimin e Gennaro Gattusos.

Pas humbjes në shtëpi përballë Real Betis, trajneri i Milanit, pritet të largohet për shkak të mungesës së rezultateve.

Sipas “La Repubblica-s”, po bëhet gjithnjë e më e komplikuar që Gattuso të qëndrojë si trajneri i Milanit pas disfatave të njëpasnjëshme ndaj Interit dhe Real Betis.

Mediat italiane po raportojnë se ish-trajneri i Arsenalit Arsene Ëenger mund të ndjekë Ivan Gazidis për të marrë drejtimin e klubit italian duke zëvendësuar Gennaro Gattuso-n, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme ka pasur dhe një takim me Leonardon dhe Maldinin në stadium, ku nuk pati një vendim konkret për të ardhmen e trajnerit italian”, shkruajnë mediat italiane.