Zarfet me bombë, arrestohet një burrë në Florida

Autoritetet federale kanë arrestuar një burrë në lidhje me pakot e dyshuara me lëndë shpërthyese që u dërguan në zyrën e CNN, apo në adresë të dy ish-presidentëve Clinton dhe Obama.

Arrestimi u realizua në Floridën e Jugut, thanë burimet e zbatimit të ligjit, cituar nga CNN.

Edhe Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se një person është dërguar në paraburgim, duke mos dhënë detaje të tjera.