Këlliçi në Syri.net: ‘Xhuxhi’ dosjes 339 është Vangjush Dako

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deklaroi se ‘xhuxhi’ i famshëm i dosjes 339 është Vangjush Dako.

Sipas tij Dako mbrëmë duhet të ishte pas hekurave dhe jo në televizion duke dhënë intervistë.

‘Nuk ka asnjë dyshim se xhuxhi i Borbardhës nuk është, ai është xhuxhi i PS-së, Vangjush Dako. Të vjen keq që sot jemi para këtij realiteti politik. Është fatkeqësi kombëtare, është dëmi më i madh që Rama i ka bërë vendit. Sot në Shqipëri nuk ka të ardhme po nuk pate një CV të pasur kriminale. E turpshme që dje xhuxhi jepte intervistë, dhe nuk ishte para hekurave. Çfarë pret prokuroria e përgjithshme? Del Vangjush Dako dhe i pranoi të gjitha dje që e dinte që ishin kriminelë dhe ai i kishte takuar. Sot shteti i Edi Ramës ka rënë’, tha Këlliçi.