Rritja e eksporteve/ Panariti: Kjo është shenja e parë e gjunjëzimit të bujqësisë dhe fshatit

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, e ka cilësuar alarmante rritjen e eksporte të mallrave. Me anë të një postimi në Facebook, Panariti shkruan se kjo është simptoma e parë e gjunjëzimit të bujqësisë dhe fshatit.

Ja çfarë shkruan Panariti:

Renia e eksporteve , simptoma e parë e gjunjezimit të bujqësisë dhe fshatit. . Pa mbështetje, pa vemendje, pa struktura ,filloi rreshqitja e bujqesise pas kater vitesh rritje të pandaleshme të saj. Eksportet bujqesore bien pas vitesh të tera rritje. Ne vitin e shkuar, u permbys bilanci negativ eksport import per fruta perimet dhe për herë të parë eksportet i kaluan importet. U desh vetem një vit për ta permbysur këtë trend dhe jemi serish ne deficit. Çfarë ti japesh, do të marresh! Cte mbjellesh do te korresh...