Shpërthen Paloka ndaj ‘xhuxhit’: Ti cub? Ta ‘shëtisin’ familjen me makinë...

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar ashpër por dhe me ironi ndaj qëndrimeve të fundit të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Paloka shkruan se Dako në të vërtetë është “zari i të fortëve”, që e kanë rrahur, poshtëruar deri në marrjen e familjarëve të tij për “shëtitje me makinë” kur u vonohej kryerja e porosive.

Ja reagimi i plotë i Edi Palokës

Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”. E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje... I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje.

Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande . Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne...