Gallatë e madhe në rrjet me 'Supermenin' dhe 'Xhuxhin' e Rilindjes; argëtohuni dhe mendoni!

“Unë jam njeri me ndjenja, kam reputacion, jo vetëm në Durrës, po në gjithë Shqipërinë. Jam akulllore. I shikon këto duar, janë akullore, s’kam prekur as pistoletë, as drogë, as lekë të pista, shkoj edhe në burg për të kërkuar vota, por nuk më lë drejtori, Unë në fushatë jam supermen, bëj takime me 20 vetë, me 50 vetë, askush nuk ma kalon me përdorimin e telefonit, vetëm Edi Rama me mesazhe...”

Pak a shumë ky ishte rrëfimi “i sinqertë” i Vangjush Gjush “Xhuxh” Dakos mbrëmë në emisionin “Opinion të Blendi Fevziut, ku në fakt ishte thirrur për të dhënë sqarime se përse rezulton i përfshirë dhe i lidhur me një nga organizatat më të mëdha, jo vetëm në Shqipëri, të prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda.

Ky “përrua” ndjenjash dhe justifikimesh ka frymëzuar qindra individë, që të bëjnë meme pikante në rrjet.

Kënaquni, me gallatën që ka plasur për “Supermenin” dhe “Xhuxhin e Rilindjes, por edhe mendoni kush na qeveris!