‘Shitja e Ronaldos te Juventusi, gabim historik’

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, e ka cilësuar gabim historik shitjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” verën e fundit për 105 milionë euro iu bashkua Juventusit, duke u larguar nga Real Madridi pas nëntë vitesh qëndrim.

Ramon Calderon, që ka qenë edhe president i Realit, ka kritikuar Florentino Perezin për shitjen e Ronaldos.

“Ajo nuk është dashur të ndodhë. Është një gabim historik”, ka thënë Calderon.