Fotoja e palestinezit bëhet virale në botë, "lidhet" me një ngjarje historike të Francës

Është një foto që ka sjellë mijëra komente në internet. 

E shkrepur nga fotoreporteri Mustafa Hassona, tregon një palestinez të zhveshur që mban një flamur të madh që valëvitet mbi kokën e tij në Gaza të hënën.

Fotoja erdhi pas një proteste të dhunshme në një plazh afër kufirit me Izraelin.

Demonstruesit dogjën goma dhe hodhën gurë në drejtim të forcave izraelite, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe zjarr të vërtetë të armëve. 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 32 palestinezë u plagosën.

Imazhi është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale që e krahasojnë atë me pikturën e famshme të Revolucionit Francez të Eugene Delacroix (fotoja poshtë).

Al Jazeera e identifikoi njeriun në fotografi si 20-vjeçari Aed Abu Amro.

"Jam i befasuar që kjo foto e imja u bë virale", i tha ai transmetuesit pan-arab.

"Unë marr pjesë në protesta në baza javore, ndonjëherë edhe më shumë. As që e dija se kishte fotograf pranë meje.

Flamuri që po mbajta ishte i njëjti që mbaj në të gjitha protestat që kam ndjekur. 

Miqtë e mi tallen me mua, duke thënë se është më e lehtë të hedhësh gurë pa mbajtur një flamur me dorën tjetër, por unë e mbaj atë."

Profesori Laleh Khalili, lektor për Lindjen e Mesme në Universitetin SOAS në Londër, ndau imazhin në Twitter të martën.

Vetëm tweet e saj ka tërhequr më shumë se 30,000 retweets dhe 80,000 pëlqime, ndërsa fotografia ka mbledhur edhe dhjetëra mijëra të ardhura në Reddit.