Vdekja e të riut në spitalin e Beratit, mjekët: Ja dyshimet tona

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetën në spitalin e qytetit. 31-vjeçari, Marinel Veleshnja ka ndërruar jetë 30 minuta pasi ka mbërritur në spital. Burime bëjnë me dije se dyshohet se i riu ka qenë në gjendje overdoze kur ka mbërritur në spital.

Familjarët e tij, kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati për ‘mjekim të pakujdesshëm.’ Mbi mjeken e urgjencës, 29-vjeçaren Arjola Xheblati, rëndon akuza e “mjekimit të pakujdesshëm”.  Ndërkohë që edhe drejtuesit e spitalit kanë thënë se Veleshnja ka shkuar në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jete.

Pas denoncimit të familjes, policia e Beratit dhe uniformat blu të kësaj drejtorie kanë sekuestruar kartelën mjekësore të të riut, si edhe autopsinë që është bërë në morgun e spitalit.

Çështja është referuar në prokurori, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.