Modelja seksi tregon ‘flirtin’ me Messin: Ja çfarë bëri babai i Leos kur mësoi lidhjen tonë

Kohë më parë, Lionel Messi u përfol për një lidhje me modelen dhe balerinën argjentinase Luciana Salazar. Rreth 10 vite më vonë, është vetë vajza e ekranit që i rikthehet “flirt”-it me “yllin” e Barcelonës.

“Kurrë nuk kam thënë se jam takuar me Messin kur isha më e re, është një legjendë”, – deklaroi fillimisht Salazar një një emision televiziv. Por kur drejtuesi i emocionit kujtoi se është parë duke ndjekur në stadium disa ndeshje, e pranoi se e kishte njohur personalisht dhe se kishte drekuar me “Pleshtin”.

Gazetari madje zbuloi edhe disa detaje të tjera. Kur babai i Messit e kishte kuptuar lidhjen e djalit të tij me Lucianën, ai ndërroi të gjithë numrat e telefonave.

Gjatë intervistës, Luciana Salazar, mohoi zërat që e lidhnin me ish-sulmuesin kilian Marcelo Salas, por pranoi se disa ditë më parë e ka ngacmuar një futbollist i njohur që luan në Europë, por kur ajo i hodhi një sy profilit të tij, e kuptoi që ishte i fejuar.