VIDEO/ Rrugoret e Tiranës bëjnë namin, ja sa shoferë ndëshkuan

Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli dhe monitorimi, të alternuara me agjentë civilë dhe të uniformuar, me qëllim vëzhgimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes si dhe dokumentimin e kundërvajtjeve administrative të konsumuara nga përdoruesit e rrugës.

Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh, nga të cilët:

• 35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.

• 21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë.

• 52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

• 67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.

• Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.