VIDEO/ Zjarre të egërsuar në Sithonia në Greqi prej erërave të forta, ndërpritet energjia dhe telefonia

Zjarre të fuqishëm kanë shpërthyer në pyjet me pisha në gadishullin Sithonia në Greqi, herët, mëngjesin e së enjtes. Erërat e forta që frynë ende po i pengojnë zjarrfikët të përparojnë në shuarjen e zjarreve. 60 zjarrfikës me 30 makina po operojnë në zonë të ndihmuar nga shumë forca vullnetare. Asgjë nga shihet nga tymi, që mbuluar zonën.

“Situata është bërë shumë e vështirë për shkak të erës që fryn në zonë. Ne jemi në gatishmëri, por nuk ka energji elektrike, mungon edhe uji”, tha kryebashkiaku i Sithonia, Paris Deblass. Në fshatin Sarti është ndërprerë edhe komunikimi telefonik. Zjarri mendohet se ka filluar në Platanitsi, në lindje të gadishullit. Banorët e Filory janë larguar nga fshati me nisjen e zjarrit. Në Selanik erërat e kanë rritur shpejtësinë aq sa pemët e përflakura janë duke u rrëzuar mbi makinat, mbi rrugët, ku semfaorët nuk punojnë më./SYRI.NET