Fjalori politik i 'Rilindjes': Tepsi, Legen, Fik, Lali, Bir Kurve, Qefin, Zorrë, Hajvan...

Rreth një muaj  më parë ish-deputeti socialist, Namik Dokle, hodhi një foto në faqen e vete në Facebook, ku shfaqeshin shumë ish-kolegë të tij të majtë  në parlamentin e parë pluralist shqiptarë.

Ja çfarë shkruan Namik Dokle (që përveçse politikan i njohur dhe i nxjerrë tashmë në pension nga Edi Rama) është njëkohësisht. edhe dramaturg e shkrimtar:

“Grupi i parë parlamentar i Partisë Socialiste (1992- 1996)

Thonë që kemi qenë grupi më i mirë...Thonë që ishim idealistë e të vendosur...Thonë që ishim të kulturuar dhe të mençur...Thonë që ishim shkollë e opozitarizmit...Por ne nuk u mblodhëm për të përsëritur këto fjale...”

Mesazhi sarkastik, edhe pse “diplomatik” i Dokles është i qartë dhe ulëritës, për atë çfarë ka mbetur nga Partia Socialiste; Si ishim dhe si jemi katandisur!

Nëse do të kemi një foto unbllok të grupit aktual të deputetëve dhe ta krahasojë me atë të kohës, Nano-Dokle, (Profesorë dhe intelektualë si Ermelinda Meksi, Arta Dade, Servet Pëllumbi, Hetem Ruka, Ylli Bufi, Sabit Brokaj etj, për të mos përmendur të ndjerët Dritëro Agolli, Luan Hajdaraga dhe shumë emra të shquar në fushat e tyre), atëherë do të kuptojmë qartë se çfarë degradimi dhe degjenerimi i ka ndodhur kupolës së PS-së e në të gjithë piramidën, që kur timonin e saj e uzurpoi Edi Rama.

Nuk po merremi fare me zinxhirin e deputetëve e kryetarëve të bashkive, që i “ranë dëshmorë” pas ultimatumeve të ndërkombëtarëve dhe rrjetës së dekriminalizimit. Ata janë kriminelë të egër e të rëndomtë, trafikantë droge e përdhunues...

Por le “të kapim” disa nga këta,  që vetëquhen “ajka” e Rilindjes.

Vetë kryetari dhe  kryeministri i tyre është një mësues vizitimi, i cili luan fortë me copëza librash që ka lexuar në rini (siç bënin shumica në kohën e diktaturës), për të dhënë idenë e një njeriu të lexuar dhe orator. Mburret se është nxënës i Konicës dhe Nolit (dy biblioteka lëvizëse), por gafat dhe mashtrimet  tij me citimet që bën, që kur flet për Milan Kunderën, Biblën etj, zbulojnë se cili është niveli i këtij mësuesi vizatimi.

Në përpjekje për të kompensuar mediokritetin lapidar si artist i dështuar, bleu me postin e kryeministrit “famën” dhe hapësirat e galerive ndërkombëtare, por sërish nuk qullosi dot gjë.

Të mos flasim pastaj për karakterin e tij malinj, që kushdo që e ka pasur mik, bashkëshort, bashkëpunëtor, gjiton etj, e di mirë se deri në çfarë derexheje e ka të deformuar.

Në pak fjalë (sepse do të duheshin mijëra faqe të shkruara nga antropologë, psikologë, psikiatër sociologë, politologë etj), ky është “diamanti” i Rilindjes, Edi Rama.

Pasi spastroi vit pas viti, të gjithë intelektualë e shquar të PS-së sot ajo që na ofron ky sekt; janë Erion Veliaj që nuk ka mbaruar asnjë shkollë të saktë, por është një magjistar i vërtet i mashtrimit vulgar; ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, që është diplomuar e masterizuar nëpër universite kioska; Ulsi Manjën që është kthyer në gallatë në rrjet me doktoraturën e tij “shkencore”, ku “mamitë nxjerrin fëmijë çyryk” e “frika ruan vreshtin”; Rrahman Rajën si qershia mbi torët, etj e etj.

 Nëse dikujt do ti shkonte ndërmend, që të përpilonte një fjalor të Rilindjes, ai do të kishte mundur që të grumbullonte vetëm një grusht fjalësh të cilat mund ti gjente edhe në rrugë apo mejhane (shumica të “profesor Ramës”, mbi të cilat vërtitet e gjithë kjo ngrehinë, sa mafioze aq edhe ordinere; Tepsi, Legen, Fik, Lali, Bir Kurve, Qefin, Zorrë, Hajvan...