‘Përgjaket’ Champions League, lëndohen disa tifozë të CSKA-së në Romë

Një shkallë lëvizëse ka rënë në një stacion metro në Romë duke lënë disa të plagosur, raportojnë mediat italiane.

Incidenti në itali përfshiu tifozët e ekipit rus të CSKA-së së Moskës të cilët do të luajnë kundër Romës.

Shërbimet emergjente janë në vendngjarje dhe stacioni është mbyllur, njoftoi agjensia italiane e lajmeve Ansa.

Një fotografi nga vendi i ngjarjes u postua në Twitter nga shërbimi i zjarrit dhe shpëtimit.

Nga ngjarja numërohen rreth 20 të plagosur të cilët kanë shkuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.