‘Kohën e bëjnë njerëzit’/ Dokumentar mbi vuajtjet e komunizmit

Albanian Clutural Society është një grupim individësh shqiptarë dhe të huaj që ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare.

E themeluar nga Domenick Scaglione, kjo shoqëri organizoi të shtunën shfaqjen e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit” realizuar nga gazetarja Desada Metaj ku veç pjesëmarrësve vendas, të ftuarit erdhën edhe nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Holanda.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Aurela Basha,kryetare e Bordit, ndër të tjera nënvizoi se dokumentari vjen si pjesë e një procesi më të madh të trajtimit të së kaluarës dhe si një kontribut për një reflektim të thellë dhe gjithëpërfshirës të shoqërisë shqiptare mbi të, duke u ndalur më së shumti tek e kaluara e errët e diktaturës komuniste.

Kjo është edhe tema qendrore e dokumentarit “Kohën e bëjnë njerëzit”. Ky dokumentar flet përrikthimine simboleve të komunizmit në Shqipëri duke sjellë në retrospektivë vuajtjet dhe persekutimet gati 50 vjeçare nëpërmjet dëshmive të atyre që vuajtën gjatë komunizmit në Shqipëri.

http://acs.al/