Stop sjell listën e ‘zezë’ të produkteve, që po na marrin jetën.

Emisioni “Stop” i rikthehet sonte çështjes së sigurisë së ushqimeve, që konsumojmë çdo ditë. Në shumë prej marketeve të kryeqytetit, gazetarët e “Stop” kanë blerë një sërë produktesh të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Pas refuzimit nga ana e ASHR-së, për të analizuar këto produkte, stafi i emisionit iu drejtua një laboratori privat të akredituar nga DPA.

Rezultatet shokuese do t’i mësoni sonte në mbrëmje në emisionin “stop”, në ekranin e TV Klan, në orën 20.10