Manchester United-Juventus, njihuni me bilancin e përballjeve direkte

Sonte në mbrëmje në “Old Trafford” do të luhet takimi i shumëpritur mes Manchester United dhe skuadrës së Juventusit.

Një duel mes dy skuadrave gjigante të futbollit europian, por jo vetëm. Por cilat janë statistikat e përballjeve direkte mes tyre.

Manchester United dhe Juventus janë përballur mes tyre plot 12 herë.

Bilanci flet për 5 fitore të Manchesterit, 5 të Juventusit dhe 2 barazime.

Sa i përket golave, skuadrat numërojnë nga 15 gola secila. Ndeshja e sotme mund të shërbejë për të prishur paksa këto ekuilibra mes tyre.