Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug, xhelozi të çmendur për bashkëshorten e tij

Kivanç Tatlitug është bërë tepër i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar.

Prej dy vitesh aktori që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë femrave është i martuar me Basak Dizer.

Çifti është gjithmonë në qëndër të vëmendjes së mediave dhe ofertat për reklama tek ta nuk janë të pakta.

Së fundmi, bashkëshortes së Kivanç Tatlitug i është ofruar një imazh i një firme të njohur veshjesh.

Mirëpo për shkak të xhelozisë së tepruar të aktorit, i cili nuk dëshiron që gruaja e atij të ekspozohet, Basak e ka refuzuar këtë ofertë.