VIDEO/ Momente prekëse, dorëzon titullin kampion për shkak të sëmundjes

Roman Reigns, ylli amerikan i Wrestling, po kalon një moment të trishtuar në jetën e tij.

Ai ishte diagnostikuar me leucemi 10 vite më parë, ndërsa tani zbuloi se sëmundja i ishte rikthyer dhe si pasojë ai nuk mund të vazhdojë të ushtrojë sportin e tij.

Menjëherë pas lajmit, fansat e tij i dërguan mijëra mesazhe mbështetjeje në rrjetin social Twitter.

Roman, një ish-lojtar i futbollit amerikan e bëri njoftimin në ring.

“Ju mi keni bërë ëndrrat realitet. Nuk ka rëndësi nëse do brohorisni për mua apo do më shani. Unë vetëm ju them faleminderit”, u shpreh i emocionuar kampioni 33-vjeçar i Wrestling.

Ndër të tjera sportisti amerikan u shpreh se sapo të shërohet do të kthehet në shtëpi. “Do ta mund këtë sëmundje dhe së shpejti do të më shihni sërish”, deklaroi Roman Reigns.