FOTO/ Bashkëshorti ka ditëlindjen dhe Chiara Ferragni i bën suprizën më të veçantë që keni parë

Këngëtari i njohur Fedez ka festuar 29 vjetorin e lindjes së tij dhe mbrëmjen e kaluar ai është suprizuar nga bashkëshortja e tij blogerja e famshme Chiara Ferragni.

Këngëtari është suprizuar nga një festë e pazakontë.

Bashkëshortja e tij Chiara Ferragni me të cilën i dha fund beqarisë në shtator të këtij viti, organizoi për këngëtarin një festë të çmendur në supermarket.

Ajo kishte mbledhur plot miq e të afërm të cilët janë argëtuar duke kërcyer dhe këndur, teksa konsumonin ushqimet që dëshironin.

Në videot e publikuara në Instastory, çifti ka treguar se është kënaqur shumë në festën e pazakontë të ditëlindjes.