Ledian Memushaj zgjidhet në formacionin ideal të Serie A

Seria B italiane ka zhvilluar tetë javët e para dhe që në start Pescara ka zënë vend në krye.

Skuadra e Ledian Memushajt ka nisur shkëputjen nga ndjekëset, me objektivin për të siguruar sa më shpejt ngjitjen në Serinë A për edicionin e ardhshëm.

Deri tani, në analizat e përgjithshme është përpiluar edhe formacioni ideal i këtij kampionati.

“onefootball.it” ka përzgjedhur mes 11-shit më të mirë edhe mesfushorin e Kombëtares, Ledian Memushaj.

Shqiptari nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por ia ka dalë që të jetë vendimtar me katër asistet e tij.

Mesfushori i Kombëtares, me rikthimin te Pescara duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe arrin që të shprehet mjaft mirë në ekipin e “delfinëve”.

“Është Zot në mesfushën e Pescarës dhe ia ka dalë që me kontributin e tij të ndihmojë qartësisht ekipin për arritjen në vend të parë”, është përshkrimi i bërë për shqiptarin.

Ekipi i plotë i përzgjedhur është: Paleari; Gravilon, Maxho, Mekarielo; Tonali, Kragl, Firenze, Memushaj; Donaruma, Palombi, Mankuzo.