Ronaldo i ‘verbon’ të gjithë, ora e tij ka 424 diamante. E pabesueshme sa kushton

Cristiano Ronaldo doli dje në një konferencë për shtyp para mediave, ku foli për sfidën e ditës së sotme, atë mes Manchester United dhe Juventusit.

Në këtë konferencë për shtyp, ylli portugez u paraqit me një orë me diamante që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në një hulumtim të bërë është zbuluar se ora është e markës Jacob and Co, e gamës Kaviar Torubilon dhe ka plot 424 diamante të bardhë dhe të kuq.

Sipas mediave të huaja, kjo orë kushton rreth 2 milionë euro. Një shifër e “çmendur” që për Ronaldon është diçka më se normale.