Sekretari amerikan Mnuchin takohet me princin e fronit saudit

Sekretari amerikan i Shtetit, Steven Mnuchin ka takuar trashëgimtarin e fronit saudit, Mohammed bin Salman në Riad, pavarësisht rritjes së shqetësimeve për rolin e sauditëve në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi.

Në takimin me dyer të mbyllura, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka thënë se Mnuchin dhe Salman kanë diskutuar çështje ekonomike dhe ato kundër-terrorizmit, si për vdekjen e Khashoggit.

Mediat shtetërore saudite kanë raportuar se ata kanë përmendur “rëndësinë e partneritetit strategjik Arabi Saudite-SHBA”.

Këto bisedime janë mbajtur pavarësisht faktit se Mnuchin, sikurse një numër i politikanëve dhe biznismenëve Perëndimorë janë tërhequr nga forumi për investime që mbahet këtë javë në kryeqytetin saudit.

Zyrtarët turq kanë thënë se Khashoggi është vrarë në konsullatën e Riadit në Stamboll më 2 tetor, shkruan REL. Riadi në anën tjetër ka dhënë deklarata të ndryshme lidhur me fatin e gazetarit, derisa tani fajsëson një “operacion të ashpër” për vrasjen.

Mirëpo presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se ai do të prezantojë të vërtetën e plotë rreth kësaj çështjeje të martën në parlament.

Ndërkohë sauditët kanë thënë të kenë arrestuar 18 persona, kanë shkarkuar dy ndihmës të princit Salman dhe kanë krijuar një komision nën udhëheqjen e tij për të reformuar agjencinë e inteligjencës, pas vrasjes së Khashoggit.