Icardi bëhet gati për Barcelonën: Mëkat që nuk luan Messi

“Radhën e ka Barça”. Kështu u shpreh Icardi në përfundim të derbit me Milanin, ku Interi fitoi 1-0 falë golit të tij në minutën e 92-të.

Pas derbit, zikaltrit i pret një tjetër “betejë”, të mërkurën (ora 21:00) në “Camp Nou”.

Në mikrofonat e “Onda Cero”, Icardi ka folur për përballjen ndaj katalanasve.

“Mëkat që Messi nuk do luajë, është gjithmonë bukur të përballesh me kampionë si ai: meriton të quhet më i miri në botë”, deklaroi kapiteni i zikaltërve.