Ishte në kërkim për vjedhje me armë e prostitucion, arrestohet kavajasi

Një 54 vjeçar nga Kavaja është arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.

Liman Beu ishte shpallur në kërkim kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se, "Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga nenet 600, 648, 628, 629, 582, 585 dhe 576  të Kodit Penal Italian dhe të Ligjit Italian nr.75 datë 20.02.1958. "

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.