FOTO/ Përfundon projekti, njihuni me urën më të gjatë në botë

E shtrirë në më shumë se 55 km (34 milje) Ura e Hong Kong-Zhuhai-Macau që përfshin kalimin mbi  lumin Pearl është një vepër e pashembullt inxhinierike.

Nga fillimi deri në fund, duke përfshirë dy rrugët e saj lidhëse, ura është rreth 20 herë më e gjatë se Ura e Artë e San Franciskos.

Struktura është projektuar për të përballuar tërmetet, dhe çdo dëmtim tjetër nga rreziqet natyrore që mund ti kanosen.