Conte: Italia është në BE, do japim kontributin tonë

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka hedhur poshtë zërat se Italia nuk pranon të dialogojë me BE mbi reformën fiskale të sapo aprovuar.

Në takimin e tij të parë me gazetarët e huaj në Itali, Conte informoi se i ka nisur një letër zyrtare Brukselit ku konfirmon bashkëpunimin me instituticionet europiane

"Italia është në BE dhe nuk e vë në diskutim raportin e saj me institucionet europiane,"-tha Conte. "Ne do të japim kontribut tonë."

Shteti fqinj aktualisht është mbërthyer nga një skandal politik.

Shkak është bërë dekreti fiskal i sapo aprovuar nga qeveria por që ndërsa pritej të mbërrinte në zyrën e Presidentit të Republikës, dikush i ka ndryshuar tekstin.

Kryeminstri italian ka kërkuar menjëherë tërheqjen e tekstit të manipuluar duke pezulluar draftin fiskal deri në rishikimin nga ana e tij të të gjitha neneve.

Ky manipulim që ka vënë në vështirësi tërë stafin e qeverisë Conte ka krijuar një çarje të thellë mes dy forcave të koalicionit qeverisës që akuzojnë njëri-tjetrin si autorë të skandalit.