Ish-kryeministri: Rama do mbyllë bastet sportive për t’i dhënë monopolin kompanisë së Olsit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se pas ligjit për lojërat e fatit, fshihet kompania e basteve e Olsi Ramës.

Sipas tij Rama do të zhdukë lojërat e fatit dhe bastet sportive që ato t’i marrë Olsi Rama.

Munguan vetëm dy fraza të tij, do të mbyllim njëherë këto, pastaj të shohim do bëjmë ligjin apo jo për të tjerat. Ramën në 3 dalje e kam dëgjuar duke thënë, se do të mbyllim njëherë këto dhe nëse pastaj gjejmë mundësinë e kontrollit do të shohim. Ai ka thënë të rrafshojmë njëherë këtë dhe pastaj monopolin ta marrë Olsi rama. Bast Arena dihet që është e Olsit, Gaz Ramas dhe e një tjetri. Qëndrimi i opozitës është një katastrofë e vërtetë dhënia e lojërave të fatit Olsi Ramës. Unë jam për kufizimin maksimal të tyre, por model taleban unë nuk e bëj Shqipërinë. Rama për llogari të Olsit kërkon të mbyllë 4 mijë pika dhe të hapë 400 mijë online. A mund t’i besosh një njeriu që tha do t;i mbyll dhe i katërfishoi’, u shpreh Berisha.