Aksident te Gjykata e Tiranës, plagoset drejtuesi i ‘Smart’-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një makinë tip “Smart” ka humbur kontrollin përballë Gjykatës së Tiranës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesi i makinës ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka shkuar në vendngjarje. Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e aksidentit.