Shkarkimi? Trajneri i Realit befason me përgjigjen e tij. Ja çfarë thotë para Championsit

Julen Lopetegui është në prag të shkarkimit dhe një disfatë në mesjavë në Champions ndaj Viktoria Plzen ai do t’i thotë lamtumirë klubit mbretëror.

Por tekniku spanjoll e pranoi se ndihet në presion për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës që ai drejton por theksoi se nuk mendon për largimin nga Reali, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

”Jam duke parë këtë situatë të vështirë”, tha fillimisht ai.

“Nëse dëshironi ta shikoni një trajner të mposhtur, atëherë mos shikoni këtu”.

“Sipas pikëpamjes time, ne kemi një ndeshje nesër dhe mezi presim që kjo të fillojë dhe të fitojmë”.

Shkarkimi? ”Nuk jam duke menduar për asgjë tjetër përveç ndeshjes së nesërme”, përfundoi ai.