Dorëheqja e Isarajit/ Ish-Ministri: Ky është standardi që duam, jo ai i Xhafës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas dorëheqjes së Arben Isarajit nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor.

Manjani shkruan se kjo është sjellja dhe standardi që duhet të ketë çdo zyrtar i shtetit, të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga kujtesa.

Ndërkohë Manjani bën dhe një krahasim mes Isarajit dhe Xhafës, i pari jep dorëheqjen për atë që ka bërë i vëllai, ndërsa i dyti përdor postin për të legalizuar krimet e vëllait.

Ja postimi i Manjanit:

Vëllai i Arben Isarait u arrestua për shumë më pak nga sa ka bërë vëllai i Fatmir Xhafajt.

Megjithatë Arbeni dha dorëheqje nga një funksion shumë më të pa rëndësishëm sesa ai që mban Fatmiri.

E përshëndes zotin Arben Isaraj për qytetarinë dhe nivelin e lartë etik e profesional!

Ky është standarti i sjelljes se zyrtarit publik, standart të cilin Rilindja na e kishte fshirë nga memoria politike.