VIDEO skandaloze/ Rojet e Edi Ramës dhunojnë studentet protestuese

Edi Rama është gjetur përballë protestave të studentëve gjatë ditës së sotme, kur kishte mbledhur disa studentë për tu mbajtur leksionet e sukseseve të tij.

Disa studentë pjesë e grupit që janë kundër qeverisë dhe reformave të Edi Ramës janë futur në ambientet ku po zhvillohej takimi duke e kundërshtuar.

Në videot e bëra publike duke edhe pamjet kur rojet e Edi Ramës, marrin e dhunojnë studentet duke i nxjerrë me forcë jashtë.

Dhe Rama ndërpret fjalën duke thënë: ‘Okej…Me siguri ngelëse, por nuk ka rëndësi, janë shfaqje të kudondodhura në botën e internetit’.