Edi Rama lirohet në Twitter

Edhe pse është munduar ti shesë si suksese të qeverisë së tij, Edi Rama është në tension për shkak të arrestimeve të bëra pas hetimeve të DEA-s amerikane dhe të Policisë së Gjermanisë.

E ky tension duket edhe nga fjalori që përdor në mesazhet e tij.

Rama reagoi në Twitter pas deklaratës së Lulzim Bashës se operacionet e policisë janë pjesë e skenarit për të shkatërruar dosjen ndaj Vangjush Dakos.

‘Shpif, shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!

Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet‘, shkruan Edi Rama në Twitter.