FOTO/ Zgjidhet presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

Gabriele Gravina është zgjedhur president i ri i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC).

Gravina u zgjodh president i FIGC pasi mori 97.2 për qind të votave në asamblenë zgjedhore të hënën, pasi ishte kandidati i vetëm për ta zëvendësuar Carlo Tavecchion.

65-vjeçari më herët ka qenë kryetar i Lega Pro, organit qeverisës të Serisë C (nivelit të tretë të futbollit italian).

Gravina njihet në Itali edhe për periudhën e tij si president i Castel di Sangro, duke i ndihmuar klubit të promovohet pesë herë dhe në Serie B në vitet ‘90.