Arrestohet Elis Guri, ja për çfarë akuzohet mundësi i njohur shkodran

Mundësi shkodran Elis Guri është njëri prej personave të shumtë të arrestuar nga policia në kuadër të një mega operacioni të shtrirë në 12 qarqe të vendit tonë.

35-vjeçari është në listën e 18 personave të arrestuar nga policia për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe të  “Trafikim i narkotikëve”.

Mega Operacioni i koduar “VOL-VO 4” është shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Elis Guri ka lindur në Shkodër, më 6 korrik 1983 dhe është një sportist shqiptar, i natyralizuar bullgar, i mundjes klasike në peshën 96 kg.

Suksesi i tij më i madh shënohet së pari në Kampionatin Europian të këtij viti, që u zhvillua në Finlandë, ku Elis Guri shpallet fitues i medaljes së bronzit në peshën 96 kg.

Por dhe në Kampionatin Botëror 2007 Elis Guri klasifikohet i 7-ti në peshën 96 kg, duke fituar të drejtën e përfaqësimit me kualifikim në Lojërat Olimpike “Pekin 2008″.

Si pjesëmarrës për herë të parë në një olimpiadë, Guri renditet në vendin e 8-të, duke shënuar dhe rezultatin e dytë më të mirë të arritur nga kuqezinjtë tanë.

Të tjera rezultate të Gurit mund të përmendin vendi i 7-të në Lojërat Mesdhetare “Almeria 2005″, medalje argjendi në turneu botëror Trofeu “Milone 2006″.

Tani, Elis Guri garon për Bullgarinë dhe me 13 shtator 2011 merr medaljen e arit në Kampionatin Botëror të Mundjes në kategorinë 96 kg.

Guri u largua nga Shqipëria, pasi Federata e Mundjes dhe shteti shqiptar, nuk denjuan që të plotësonin kërkesat e tij ekonomike.