Pjanic zbulon ‘profesorin’ e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo cilësohet si njëri ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, me pesë “Topa të Artë” të fituar dhe pesë Champions League.

Gjithçka është arritur falë punës së tij të palodhur që bën, por mesa duket Pjanic ka një version të tij.

Miralem Pjanic beson se Cristiano Ronaldo ka mësuar shumë nga legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes.

“Kam lexuar shumë gjëra kur Ronaldo ka qenë në United, dhe çfarë ka thënë ai për Scholes. Të gjithë flisnin për Scholes”, ka thënë mesfushori boshnjak.

“Ai i bëri gjërat me thjeshtësi, ai ishte special. Mendoj se Ronaldo ka mësuar shumë gjëra nga ai. Gjërat më të thjeshta nganjëherë janë më të vështirat. Jo çdo kush mund t’i bëjë ato”, tha Pjanic.