FOTO/ Elia Zaharia i rikthehet kinematografisë

Elia Zaharinë e njohim si aktore dhe si  bashkëshorten e Princ Lekës.

Pasi e kemi parë atë në shumë shfaqje teatrale , ajo së fundmi do të rikthehet në kinematografi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Elia me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Aktorja ka dhënë detaje nga filmi i cili titullohet ‘Liqeni im’ , ku regjisor është Gjergj Xhuvani dhe së shpejti filmin do ta shohim në kinema.