Nga ‘Niçja’ te ‘Çakja’ dhe ... pseudonimet që përdornin të fortët e Shijakut

27 persona janë arrestuar nga ana e Policisë në kuadër të një superaksioni të shtrirë në disa qytete të vendit, në kuadër të hetimeve të nisura që prej dy viteve më parë.

Mes personave që janë arrestuar ka dhe nga ata që kanë përdorur identitete të rreme, po pse jo dhe nofka. Kështu mes të arrestuarve gjen dhe pseudonime të tilla si Titi dhe Niçja.

Disa prej pseudonimeve:

Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin ‘Cine’, nga Shijaku;

Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin ‘Kiçi’, nga Shijaku;

Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;

Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin ‘Titi’, nga Shijaku;

Altin Avdyli, me pseudonimin ‘Niçja’, nga Shijaku;

Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin ‘Xhevi’, nga Lezha;

Esat Mehmeti, me pseudonimin ‘Çakja’, nga Fieri;

Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin ‘Nita’, nga Tirana.