Identifikohet bosi i laboratorit të drogës në Has, pronar i hotelit në Rinas

Policia e Shtetit ka identifikuar bosin e laboratorit të heroinës në Has dhe e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasin A.Hoxha nga Kruja. Hoxha është biznesmen, pronar i një hoteli në Rinas dhe kishte kohë që e drejtonte aktivitetin e laboratorit në Has.

Pas zbulimit të laboratorit të drejtuar prej tij në fshatin Bernog të Hasit, Policia arrestoi 3 anëtarë të familjes Shuti, sekuestroi 160 pako heroinë dhe lëndën që po përgatitej të përpunohej.