Naingolan prish festën e Interit, Spaleti konfirmon: Do mungojë me Barcelonën

Interi arriti të triumfonte në derbin ndaj Milanit, falë golit të kapitenit Icardi në minutat shtesë të lojës, por zikaltrit kanë humbur Naingolan.

Mesfushori belg la fushën e lojës në minutën e 30-të, pas një dëmtimi në kavilje duke i lënë vendin Borja Valeros.

Ky dëmtim ka bërë me dhimbje koke trajnerin Spaleti, teksa raportohet se Naingolan nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ditës së mërkurë në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Në një prononcim pas ndeshjes, ka qenë vetë trajneri i Interit, Spaleti, që ka dhënë edhe lajmin e keq në lidhje me Nainggolan: “Do ta dërgojmë në spital dhe do të shohim si është. Sigurisht nuk do të luajë kundër Barcelonës dhe do të mungojë për një kohë të gjatë”.