Inter-Milan, notat e lojtarëve. Ja kush shpallet më i miri, nuk është Icardi

Interi dhe Milani zhvilluan në “San Siro” ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serie A, shkruan Syri.net.

Interi fiton 1-0 me golin e shënuar nga Mauro Icardi në minutën e 92-të.

Kapiteni përfiton nga një gabim në dalje i Donarumës dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë tri pikët zikaltërve.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e derbit të Madoninës, ku më i miri shpallet Vecino (8).

Ndërsa autori i golit, Mauro Icardi, vlerësohet me notën 7.6 nga faqja e specializuar “Whoscored”.