VIDEO+FOTO/ Interi mposht Milanin me golin e Icardit, por edhe me statistika
Interi dhe Milani zhvilluan në “San Siro” ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Serie A, shkruan Syri.net.
Interi fiton 1-0 me golin e shënuar nga Mauro Icardi në minutën e 92-të.
Kapiteni përfiton nga një gabim në dalje i Donarumës dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, duke i dhënë tri pikët zikaltërve.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e derbit të Madoninës.