VIDEO/ Merkel habitet nga kamera e çuditshme: Çfarë është ajo

Në moshën 62-vjeçare Angela Merkel zbuloi videokamerën 360°. Ndodhi gjatë Kongresit të Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë (CDU) në Essen.

Ajo ka ndërprerë konferencën për shtyp duke kërkuar shpjegime për “aparatin e çuditshëm”.

“Çfarë është?” – pyeti ajo një anëtar të stafit.

“Një kamera 360°”, – iu përgjigjën.

Kancelarja duket mjaft kurioze për atë kamerë ndërsa mes të qeshurave të të pranishmëve ajo zbulon se kamera i përket pikërisht partisë së saj.