Parashikimi i motit për të dielën, 21 tetor 2018
E diel, 21 tetor: moti do të vijojë me vranësirave mesatare deri të dendura të cilat në zonat malore do të shoqërohen me reshje shiu të pakta në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat min dhe maxZonat malore 9/19°C
Zonat e ulëta 14/24°C
Zonat bregdetare 16/25°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari