VIDEO/ Roma humbi, por ky propozim në ‘Olimpico’ po bën xhiron e rrjetit

Ndeshja midis Romës dhe Spalit ka qenë një surprizë e pakëndshme për tifozët e verdhekuqve.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Di Françesko u mund me rezultatin 0-2 nga skuadra e Spalit.

Por për një moment para ndeshjes tifozët e harruan fare se aty kishin ardhur për të parë një ndeshje.

Një propozim romantik ka ndodhur në stadiumin “Olimpico”, ku një djalë i quajtur Romain me origjinë nga Franca i ka propozuar të dashurës së tij, Elodie duke u ulur në gjunjë dhe duke i vendosur unazën prej diamanti në gisht.