FOTO/ Panik në Angli, lojtari bie pa ndjenja. Dërgohet me urgjencë në spital

Glen Mërrei është dërguar menjëherë në spital për të bërë skanime paraprake pas një goditje në kokë nga mbrojtësi i Njukastëllit, Federiko Fernandez.

Sulmuesi i Brighton kërceu për të kapur një top dhe atje u përplas me mbrojtësin argjentinas, duke mbetur për disa sekonda i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Menjëherë mjekët e stafit i kanë vendosur oksigjenin dhe më pas është transferuar menjëherë për në spital me ambulancë.