VIDEO/ Lojtari kosovar shënon këtë supergol në Bundesligë ndaj Leverkusenit

Kosovari Florent Muslija ka realizuar gol të jashtëzakonshëm për Hannoverin ndaj Leverkusenit, në një ndeshje të Bundesligës, që po zhvillohet momentalisht.

Anësori kosovar shënoi nga rreth 30 metra largësi duke e tundur rrjetën e portës së Leverkusenit nga goditja e dënimit, duke i dhënë mysafirëve epërsinë prej 1-0 në këtë takim.

Muslija shënoi golin e parë për skuadrën e tij që prej transferimit në Bundesligë këtë verë.

Florent Muslija është me prejardhje nga Kosova, por i lindur në Gjermani.

Ai ka luajtur deri tani një ndeshje për ekipin kombëtar gjerman U-21.